Shkrirja e akullit në male do të kërcënojë rreth dy miliardë njerëz në të ardhmen, paralajmërojnë shkencëtarët, duke përmendur se akulli në majat më të larta malore shkrihet me shpejtësi të lartë.
Ulja e zonave malore nën borë dhe akull është më e përhapur në vendpushimet e skive evropiane që varen nga bora artificiale dhe bëhen vendpushime verore në vend të vendpushimeve dimërore.
Qeveria zvicerane thotë se numri i skiatorëve në Alpe ka rënë me rreth 24 për qind gjatë dhjetë vjetëve të fundit.
Deri në fund të shekullit 21, sasia e borës në shpatet e skive ka të ngjarë të bjerë në më pak se 50 për qind të sasisë së tanishme, dhe shtigjet nën 1.500 metra mbi nivelin e detit mund të mbeten plotësisht pa dëborë, shkruan revista “Nature”.
Ekspertët citojnë rajonet më të rëndësishme malore që kanë sasi të mëdha uji në formën e borës dhe akullit. Ka më shumë në vargmalet se kudo tjetër në botë, përveç në Arktik dhe Antarktik, ku ndodhen mbi 200.000 akullnaja si dhe liqene.
Ndërsa, shkrihet akulli dhe bora, uji po lëshohet gradualisht dhe po mbush burimet ujore të lumenjve dhe liqeneve thelbësore për jetën e rreth 1.9 miliard njerëzve, që është rreth 20 për qind e popullsisë së sotme në Tokë.