DYLON

Ndryshime në UEFA, Kosova me katër skuadra në garat ndërkombëtare

Ndryshime në UEFA, Kosova me katër skuadra në garat ndërkombëtare
Avatar photo Elife Sherifi

Ndryshimet e fundit që ka bërë UEFA në formatin e kompeticioneve të garave duke e sjellë edhe një kompeticion të ri si Liga e Konferencës, është një lajm shumë i mirë për klubet e Kosovës të cilat pritet që në edicionin 2021-2022 ta rrisin numrin e pjesëmarrjeve në garat ndërkombëtare.

Të kujtojmë se deri tash nga Kosova në Evropë kanë marrë pjesë vetëm 2 skuadra, kampioni dhe fituesi i Kupës, ndërsa këtë vit ën Evropë pritet të përfaqësohen tri ekipe, kampioni, fituesi i Kupës dhe skuadre dytë në tabelë, derisa vitin e ardhshëm ky numër pritet të rritet në katër skuadra madje FFK nuk e përjashton mundësin edhe me 5 skuadra të përfaqësohet në Evropë.

“Është një lajm shumë i mirë pasi është një mundësi ekstra për Federatat e vogla, sikur ne në këtë rast. Paramendo nga 10 ekipe sa marrin pjesë në Superligë, katër sosh do të garojnë në arenën ndërkombëtare e ndoshta edhe pesë. Pra është një mundësi e shkëlqyer për klubet tona”, ka thënë Eroll Salihu duke konfirmuar se sivjet në Evropë do të dalin tri klube.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.