DYLON

Ndryshime në rrjedhën e veprimtarive të “Vjeshtës Letrare të Gjilanit”

Ndryshime në rrjedhën e veprimtarive të “Vjeshtës Letrare të Gjilanit”
Redaksia

Njoftojmë krijuesit, artdashësit si dhe publikun se veprimtaria letrare “ME POEZINË E ZGJEDHUR TË YMER ELSHANIT”, e paraparë të mbahet më 20 nëntor 2026, është shtyrë për datën 27 nëntor, ora 12:00 dhe do të mbahet në shkollën e mesme të ulët, “Selami Hallaçi”, në Gjilan.

Shkaku i shtyrjes është 30 vjetori i Klubit letrar “NOSITI” nga Kamenica, i cili mbahet më 20 nëntor 2026, ora 13:00, dhe ku Ars Clubi “Beqir Musliu” do të jetë i pranishëm.

EkoHigjiena

Njëkohësisht edhe veprimtaria e datës 28 nëntor 2026, është shtyrë dhe do të mbahet më 27 dhjetor 2026, me kërkesën e Shoqatës kulturore – humanitare, “Kurexhaj”, ku ishim në bashkëorganizim.

Shtyrja është bërë shkaku i pranisë së mërgimtarëve tanë në Monografinë, TRUNGU I PËRBASHKËT I DY FSHATRAVE.

Gjatë muajit dhjetor, do të mbahen dy veprimtari letrare të edicionit të 17-të të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”;

– më 5 dhjetor 2026, ora 12:00, në bibliotekën e qytetit në Gjilan, do të vlerësohet përmbledhja poetike e Donikë Dabishevcit, GRUE PREJ ZJERMI,

– dhe më 12 dhjetor 2026, po në ra 12:00, në Bibliotekën e qytetit “Fan S. Noli” , musafir i Vjeshtës letrare do të jetë shkrimtari nga Kosova Lindore, Mexhid MEHMETI.

Me mirëkuptim
Ars Clubi “BEQIR MUSLIU”

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.