DYLON

Ndryshime drastike në renditjen tabelare në Ligën “Agim Ramadani”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ndeshjet e javës së pestë në Ligën Komunale “Agim Ramadani” kanë sjellë shumë rezultate befasuese po aq edhe ndryshuese, me ç’rast renditja tabelare ka pësuar ndryshime drastike. Megjithatë, kreu i saj mbetet i pandryshuar, përkundër që skuadrat që qëndrojnë në majën e klasifikimit patën përballje jo shumë të lehta. Kjo veçse e shton edhe më shumë shikueshmërinë në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, në Gjilan.

Shih si kanë dalë rezultatet në javën e pestë:

EkoHigjiena

Skuadra Migjeni ka regjistruar fitoren e parë në këtë edicion garash, deri sa ka mposhtur skuadrën Las Vegas, në ndeshjen hapëse të javës së pestë. Dueli ishte mjaft dramatik me rezultatin e baraspeshuar gjatë gjithë ndeshjes, por ka mjaftuar një gol në minutat e fundit të kohës së rregullt, që skuadra Migjeni të shijojë triumfin e parë këtë sezonë.

FSK-ja dhe Katana kanë zhvilluar njërën ndër ndeshjet më interesante të natës së shtunë. Një duel me raste të shumta shënimi, por që rrjetat u tundën vetëm dy herë, nga një në secilën portë, për të marrë dy skuadrat nga një pikë për secilën gol të realizuar. Për skuadrën FSK ishte barazimi i tretë këtë edicion, ndërkohë për skuadrën Katana është i dyti.

Dobërçani po kalon në një formë mjaft të mirë, deri sa ka regjistruar fitoren e radhës përballë skuadrës Dalia. Një ndeshje mjaft e mirë që u dhuroi të pranishmëve raste dhe gola mjaft të bukur.

Verbica ka regjistruar paraqitjen më të mirë në këtë sezonë, deri sa në kuadër të javës së pestë ka mposhtur skuadrën mjaft të papërshtatshme Budrika. Ky triumf e ngrit edhe më shumë në klasifikim Verbicën që tani sigurisht se do kërkon të marrë edhe më shumë në xhirot në vazhdim.

Eksimori ka fituar derbin javës së pestë përballë skuadrës SK Arifi dhe ka vazhduar të ruajë lidershipin. Dueli ishte mjaft interesant dhe u ofroi të pranishmëve gjithçka që mund të shihen në një ndeshje futbolli, sidomos gola të shumtë dhe të bukur.

Skuadra Vëllezërit Aliu regjistron një tjetër fitore të rradhës, deri sa këtë vikend ka triumfuar ndaj skuadrës Xixa. Në fakt për të ardhur deri tek tre pikëshi i rradhës, futbollistët e Agim Aliut u deshtë të djersiten mjaft mirë, pasi dueli ishte mjaft i fortë dhe rezultati ishte shumë ngushtë deri në minutat e fundit të ndeshjes.

Fatbardhi është rikthyer tek fitoret deri sa këtë javë ka regjistruar një fitoren përballë debutuesve Malësia. Në fakt një paraqitje mjaft e mirë e skuadrës Malësia që për disa momente rivalizoi kundërshtarin, por Fatbardhi tregoi edhe njëherë forcën e saj dhe me plotë sukses ia doli të regjistrojë fitoren e katërt këtë sezonë.

Skuadra e Karadakut po kalon gjithashtu në një formë shumë të mirë dhe po vargon rezultatet poztive javë pas javës. Në kuadër të javës së pestë mposhtën skuadrën MobiCasa me mjaft vështirësi, por me shumë rëndësi për të vazhduar ngritjen edhe më tej në klasifikim.

Shih renditjen tabelare pas javës së pestë:

/Drilon SYLEJMANI /2L ONLINE/