Nga sëmundjet e astmës vuajnë më shumë se 300 milionë njerëz në mbarë botën dhe konsiderohet si një nga sëmundjet më kronike.Për t’i ardhur në ndihmë të sëmurëve u krye një studim i cili tregoi se të rriturit që vuanin nga astma dhe njëkohësisht ishin ekspozuar ndaj ndotjes së trafikut, përjetuan një rritje prej 80 për qind të simptomave të sëmundjes. Ndërsa ata që u ekspozuan ndaj tymit të zjarreve patën një rritje me 11 për qind.
Dr. John Burgess në në Universitetin e Melburnit dhe bashkëautor në studim tha se “Rekomandohet që të rriturit që vuajnë nga astma nuk duhet të jetojë në rrugët e ngarkuara me trafik dhe përdorimi i druve për ngrohje duhet të ndryshohet me mënyra të tjera, nëse duan që shëndeti i tyre të mos përkeqësohet.”
Në studim, u zgjodh një grup prej 1383 personash 44 –vjeçarë, të anketuar për ekspozimin e tyre ndaj tymit nga zjarret e drurit dhe ndotja e trafikut.
Rezultatet u bazuan në vetëraportimin e simptomave gjatë një periudhe 12 mujore. Pjesëmarrësit raportuan 2-3 komplikacione në javë (astmë të ashpër të vazhdueshme ) për të njëjtën kohë.
Trafiku mendohet se përkeqëson astmën nëpërmjet rrugëve të inflamacionit. Grimca nga tymi i makinave e rënda janë shkaktaret e reagimeve alergjike inflamatore tek njerëzit e ndjeshëm, të cilët vuajnë nga astma.
“Studimi ynë gjithashtu zbuloi një lidhje midis ekspozimit të tymit të drurit dhe ashpërsisë së astmës dhe se përdorimi i drurit për ngrohje është i dëmshëm” tha Dr. Burgess.
Studimi u botua në revistën Respirology dhe është i pari i këtij lloji, për të vlerësuar ndikimin e ndotjes së trafikut dhe tymit të zjarreve për personat me astmë mbi moshën mesatare.