DYLON

Ndodhi edhe kjo! Kuvendin e bojkoton pozita!

Avatar photo Redaksia

/2LONLINE/ – Ndodhi edhe kjo! Seanca e sotshme e Kuvendit Komunal të Gjilanit nuk u mbajt në mungesë të kuorumit pasi, përjashto kryesuesen e Kuvendit, mungoi pozita (LDK e AAK) por edhe ndonjë opozitar. Seanca ishte ftuar nga anëtarët e opozitës e ku pritej të diskutohej për rezultatet, sfidat dhe dobësitë në arsim në Komunën e Gjilanit. Tani opozita do të deklarohet për këtë para gazetarëve, e një konferencë lidhur me këtë çështje e ka paraparë për në ora 11 e 30 edhe kryesuesja e kuvendit komunal të Gjilanit. Valentina Bunjaku – Rexhepi.

Përndryshe të pranishëm ishin 13 këshilltarë nga 35 sa ka Kuvendi Komunal i Gjilanit . /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.