DYLON

Ndjekje penale për luftëtarët kosovarë në Siri

Avatar photo Redaksia

Një luftëtar shqiptar është kthyer të mërkurën nga Siria.Me të arritur në Aeroportin e Prishtinës, ai është ndaluar nga Policia e Kosovës dhe është marrë për trajtim, ka bërë të ditur burime zyrtare të enjten.

Ky kosovar është njëri prej luftëtarëve pjesëmarrës në luftën e brendshme në Siri. Ai është kthyer nga Siria pas disa muajsh luftime atje.

EkoHigjiena

“Koha Ditore” ka mësuar se autoritetet kosovare kanë pasur informacion prej nisjes së tij nga Siria dhe arritjes në Aeroport nga Turqia.

Me të dal, ai është ndaluar dhe është marrë në pyetje.

Policia e Kosovës nuk ka folur për këtë rast.

Por, më shumë se kaq nuk mund të bëjë shteti me të kthyerit nga lufta e përgjakshme në Siri, ku besohet se janë mbi 100 kosovarë duke luftuar atje.

Ligjet në fuqi nuk sanksionojnë si vepër penale përfshirjen e kosovarëve në konfliktet e armatosura jashtë vendit./koha/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.