DYLON

Ndizet Flakadani i “Flakës së Janarit 2026”

Ndizet Flakadani i “Flakës së Janarit 2026”
Avatar photo Redaksia

Me aktivitete të ngjeshura është hapur Manifestimi Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2026”, ndërsa ka kulmuar në mbrëmje me ndezjen simbolike të Flakadanit të “Flakës së Janarit”, që njëherit shënon hapjen zyrtare të manifestimit të këtij viti, në kujtim e nderim të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit ndër breza.

Në hapje të manifestimit, gjegjësisht në ceremoninë e ndezjes së flakadanit, u organizua një defile nga të rinjtë në qendër të qytetit, për të përçuar mesazhin e lirisë dhe kontributit të dëshmorëve, ndërsa rrjedha e ceremonisë vijoi në platonë e Teatrit të Qytetit ku edhe u bë ndezja simbolike e Flakadanit.

EkoHigjiena

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues institucional dhe drejtues të shoqatave të dala nga lufta, ndërsa Ahmet Isufi, Ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Zonën Operative të Karadakut., në fjalën e tij nënvizoi kontributin e të rënëve të të gjithë brezave për lirinë që sot po e gëzojmë.

“Ky flakadan u ndez sonte në shenjë nderimi të heronjve Rexhep Mala e Nuhi Berisha sepse ishin të parët që pas luftës së dytë botërore rezistuan me armë kundër okupatorit serb. Krismat e tyre paralajmëruan lindjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga ajo periudhë kurrë nuk pushoi rezistenca për Liri e Pavarësi të vendit tonë”, tha Isufi.

E për ta madhështuar ceremoninë nga aspekti artistik/muzikor, u përkujdes Orkestra Frymore “Selman Vokshi”, e cila me pika të përzgjedhura prezantoi vepra të kompozitorëve tanë të shquar, për t’i dhënë karakter të denjë edhe nga ana artistike ceremonisë simbolike të ndezjes së Flakadanit.

Manifestimi “Flaka e Janarit” edhe sivjet ka parapa një varg aktivitetesh të ngjeshura, në katër shtyllat e saj kulturore: Arte pamore, letrare, skenike e muzikore, deri më 31 janar kur mbyllet me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për më të mirët në fushat përkatëse, ndërsa pritet të sjell në Gjilan qindra artistë e artdashës nga mbarë hapësira shqiptare. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.