DYLON

Ndizet flakadani i “Flakës së Janarit 2015”

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Është ndezur sonte në mbrëmje para Teatrit të Qytetit në Gjilan flakadani i “Flakës së Janarit 2015”, ku edhe është improvizuar një skenografi që simbolizon sakrificën e dëshmorëve, heronjve e martirëve të kombit.

Në emër të kryetarit Lutfi Haziri, ndezjen e flakadanit e ka bërë kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe djali i dëshmorit Mulla Idriz Gjilanit, Isa Mullaidrizi. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, zyrtarë komunal dhe përfaqësues nga jeta kulturore e Gjilanit.

EkoHigjiena

“Ndihem shumë e privilegjuar që m’u dha rasti ta ndezi Flakadanin, duke e ditur se “Flaka e Janarit” është një manifestim mbarëkombëtar në shenjë respekti për të rënët për liri. Falë veprës së dëshmorëve, ne sot jetojmë të lirë”, tha me këtë rast kryesuesja Bunjaku Rexhepi.

Ndërsa përgjegjësi i Njësisë për Kulturë, Rini dhe Sport Bujar Haziri, është shprehur se sivjet ky manifestim sivjet i kushtohet 70-vjetorit të masakrës së Gjilanit dhe të gjithë të rënëve që nga koha e lavdishme e Skënderbeut deri tek lufta e fundit.

“E veçantë e Flakës së Janarit në këtë vit është sepse i kushtohet masakrës së Gjilanit, ku humbën jetën mbi 8 mijë qytetarë. Me 22 dhjetor kemi filluar me nderimin e këtyre njerëzve dhe me iniciativën e kryetarit Haziri Gjilani është nderuar për sakrificën nga presidentja e Republikës me “Urdhërin e Lirisë”, sikurse edhe dëshmorët: Esat Berisha, Halim Orana dhe më herët Mulla Idriz Gjilani. Gjilani ka dhënë shumë për të gëzuar ditët e sotme. Ky manifestim i kushtohet të gjithë të rënëve që nga koha e lavdishme e Skënderbeut deri tek lufta e fundit”, ka thënë ai.

Në emër të familjes së dëshmorit Esat Berisha ka folur Jakup Berisha, i cili u shpreh se për të është nderë dhe privilegj që ka marrë pjesë në këtë manifestim mbarëkombëtar me vlera shumë të larta për të nderuar dëshmorët e kombit.

“Është moment sa i dhimbshëm, aq edhe është krenari sepse dihet që Gjilani i ka dhënë 8 mijë viktima për të gëzuar ditët e sotme. Besoj se ky manifestim do të jetë një udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme se si duhet kombi e atdheu”, ka thënë përfaqësuesi i familjes së kolosit të kombit Esat Berisha.

Agjenda e Manifestimit “Flaka e Janarit 2015” vazhdon me katër shtyllat e kulturës: artin pamor, artin letrar, artin skenik dhe artin muzikor.

Përndryshe, manifestimi kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2015” ka nisur sot me vizitën e kryetarit Lutfi Haziri në kazermën e FSK-së, për të vazhduar me homazhe në varrezat e dëshmorëve e lapidarëve si dhe është organizuar pritje për familjet e dëshmorëve në sallën e Kuvendit Komunal. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.