DYLON

Ndizen flakadanët për nder të Epopesë së UÇK-së

Ndizen flakadanët për nder të Epopesë së UÇK-së
Avatar photo Redaksia

Me rastin e Epopesë së UÇK-së, në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gjilan, nën organizimin e Komunës së Gjilanit, mbrëmjen e së premtes janë ndezur flakadanët.

Ky aktivitet bëhet për të kujtuar luftën dhe sakrificën e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, familjes Jashari dhe të rënëve për lirinë e Kosovës.

EkoHigjiena

Ndezja e flakadanëve që simbolizon përhapjen e flakës së lirisë në gjithë vendin.

Të pranishëm ishin edhe zyrtarë komunalë, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve e të tjerë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.