/2L ONLINE/ – Për të qenë sa më objekti, për nivelin e arsimit dhe gjendjen e tij sot, si pikë referimi duhet të marrim mënyrën e funksionimit para, pas çlirimit dhe pas shpalljes së pavarësisë.
-I- Si shumë të rinjë që përjetuan një sistem të arsimit jonormal e të përndjekur nga okupatori, me pamundësi shkollimi në objekte shkollore. Pedagogët e kohës ishin promotor të vendosjes së bazës së ndërtimit të këtij shteti dhe avancimit të shumë brezave pas çlirimit.
Pedagogët me punën e tyre ndikuan në zvogëlimin e analfabetizmit në shoqëri, që në atë kohë u karakterizua me një shkallë të lartë. Sakrifica e tyre për të pasë një gjeneratë të shkolluar, duke punuar pa kurfar kompensimi, në shtëpi private dhe duke rrezikuar jetën e tyre, prodhoi kuadro cilësore dhe mirë të përgatitur. Një gjeneratë për të cilin flitej shumë dhe ishin krenar secili që ishte pjesë e sajë, pasi edukatën që morrën e bartën brez pas brezi në familje, shoqëri, lagje etj., duke ruajtur identitetin dhe kulturën për të cilën ishin flijuar shumë gjenerata, e të cilët fatëkeqësishtë nuk përjetuan atë.
-II- Mënyra e funksionimit në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë pas çlirimit ishte një sinjal I çartë për vështirsitë me të cilat do të ballafaqoheshim. Dijmë që shumë shkolla ishin të djegura, duke shkaktuar mungesë objektesh për zhvillim të mësimit, në anën tjetër numri i nxënësve filloj të shtohej. Në ato pak objekte që zhvillohej mësimi nuk mund të flitej për kushte normale prap për shkak që mësimi zhvillohej në kushtet e paraluftës dhe me mbingarkesë, një orë mësimore zgjaste deri në 30 minuta, e shumë faktorë të tjerë që paraqiteshin si pengesa me të cilat u sfiduan shumë nxënës, mësimdhënës e drejteus shkollash.Kjo zgjatë deri në kohën kur filloi të ndryshohej infrastuktura shkollore, e deri atëhëhere vullneti për dije e zhvillim mbante shpresën për një të ardhmen të ndritur dhe me prespektivë.
Problemet që na përcollën gjatë periudhës pas-çlirimit, duke rimëkëmbur një shtyllë kryesore të shtetit e kombit, na sollën sfidën kryesore atë të mësimdhënies e mësimnxënies. Evidente në shumë shkolla fillore, të mesme dhe universitete ishte mungesa e laboratorëve, kabinetëve, salla sportive, hapsirave adekuate dhe mungesa tjera që drejtperdrejtë ndikonin në aftësimin e kuadrove të reja si teoritikisht ashtu edhe praktikisht.
-III- Gjendja e arsimit në Kosovë edhe më shumë u vështirsua pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, tani jo më në munges të objekteve shkollore apo kushteve teknike të funksionimit. Aspekti politik, ku si në çdo institucion tjetër filloi të rrënojë atë bazë të arsimit sado e vogël që ishte.Mungesa e drejtuesve profesionistë e të përkushtuar, korrupsioni, punësimet familjare, partiake e klanore, degraduan skajshëm punën shumë vjeqare të pedagogëve që sakrifikuan gjatë.Sistemi politik i instaluar si në nivel qendre ashtu edhe atë lokal, ishte anti-arsim, dhe për këtë kanë përgjegjësi absolute të gjithë qeveritarët e deritanishëm, pa asnjë dallim partiak, Ata bënë dhe investuan në objekte e kushte teknike, duke shkatërruar cilësinë e mësimit, duke punësuar kuadro të pakualifikuara, e kështu duke shkaktuar dëme vështirë të riparueshme në këtë sektor.
Fëmijët tanë sot shkojnë në shkollë, aty vijojnë edhe mësimet, me një përkushtim si kurrë më parë i kushtohet shumë rëndësi shkollimit, por prap përgatitja e tyre le shumë për të dëshiruar. Këtë e vërteton edhe investimi shtesë i prindërve të zakonshëm në kurse private, në mënyrë që fëmija i tyre të jetë sa më “extra” i përgatitur për sfidat që e presin në të ardhmen.
Cilësia e mësimit në shkolla mund të sqarohet vetëm duke i parashtruar vetës një pyetje hipotetike, se a mund të krahasohet një kurs privat me një kurs që nxënësi ndjekë në shkollë publike?!, padyshim që jo. Sot kurset private që punojnë më programe të mësimit publik ofrojnë cilësi dhe tretman normal për fëmijët tanë. Ky ndoshta është edhe njëri nga shtytësit kryesorë që drejtuesit e institucioneve publike të arsimit shkollojnë fëmijët e tyre në shkolla të kushtueshme dhe prestigjioze private brenda dhe jashtë vendit.Vetëm një reformë e thellë profesionale në të gjitha nivelet e arsimit në vend, duke u bazuar në qëllime të qarta që kanë synim ngritjen e cilësisë, duke vendosur kritere rigoroze kundër nepotizmit, korrupsionit, intervenimeve dhe duke vënë në qendër kualitetin e performancën akademike të punonjësve, është imediate dhe shpresdhënëse për një gjeneratë konkurruese brenda dhe jasht vendit. Vetëm kështu mund të shpresojmë që në të ardhmen mund të ndërtojmë një shtet të fuqishëm ekonomikisht ku sundon rendi e ligji.Kështu arsimi ynë do të marrë frymë lirshëm dhe të fillojë të japë frytet e para të konkurrencës. Kjo arrihet atëherë kur për shkollat fillore dhe ato të mesme ka një strategji afatgjate të qëndrushme, ku përfshihen kriteret për pranimin e nxënsve për mësim në shkolla, ku do të bëhej orientimi i nxënsve, motivimi i tyre për mësime në shkollat profesionale dhe ato bujqësore, kur të investohet në hapsira për lexim dhe në bibloteka, gjithashtu kur nuk do të investohet vazhdimisht në kabinete lëndore e salla sportive, por në mirëmbajtjen e tyre.
Për ti kaluar këto vështërsi duhet që ndikimi i politikës të mos vendosë për kritere e cilësi shkollimi, ekspertët e fushës duhet të thonë fjalën e tyre dhe vendimtare, duke u gjetur fuqi për të përdorur guximin intelektual e qytetarë.Kështu, urgjentisht duhet të instalojmë praktika të mira që do të shërbejnë si modele për gjeneratat e ardhëshme. /2L ONLINE/