Në kuadër të organizimit dhe planifikimit të temave profesionale për Edukimin të Vazhdueshëm Profesional Mjekët e Anestezionit në SPGJ prezantuan temën: Tema: Ndikimi i anestetikëve dhe analgjetikëve në neonat gjatë anestezionit me prerje Cesariane, bënë të ditur Spitali i përgjithshëm i Gjilanit.
Temën e prezantoi Dr.Isah Berisha Mr.Sci Anesteziolog & Intenzivist
Tema ka të bëj me hulumtimet më të reja të lidhura me efektin e barërave që përdoren në anestezi te gratë shtatzëna që lindin me prerja Cesariane. Hulumtimi është i fokusuar në efektin e barërave në neonat (tek të posalindurit).
Gjendja e foshnjës së porsalindur varet shumë nga gjendja e nënës gjatë shtatzënisë por tek lindjet me operacion me prerje Cesariane, ndikim të madh kanë edhe barërat që do të përdoren tek nëna gjatë operacionit pasi shumica e barërave kalojnë në foshnje përmes barieres hematoplacentare.
Puna ekipore në hulumtimin, trajtimin e rasteve përherë sjell rezultate dhe suksese të dëshiruara, ekipit të Anestezionit në SPGJ ju dëshirojmë suksese në vazhdimësi, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit. /2LONLINE/