DYLON

Ndihmojnë edhe Kompania “Delight” dhe OJQ “Hesene”

Ndihmojnë edhe Kompania “Delight” dhe OJQ “Hesene”
Avatar photo Redaksia

“Fitim Bajrami, drejtor gjeneral i kompanisë prodhuese “Delight”, në bashkëpunim me OJQ “Hesene” (OJQ turke), i kanë dalë në ndihmë bashkëqytetarëve tanë me pako ushqimore. Kjo kompani dhe OJQ, ka mbështetur nevojat dhe kërkesat e familjeve në nevojë, në momentet më të vështira të ballafaqimit me pandeminë”.

Kështu ka bërë me dije, Arbër Ismajli, nënkryetar i komunës së Gjilanit, sipas të cilit puna dhe përkushtimi i kësaj kompanie dhe OJQ-je, na bënë të lumtur dhe krenarë për përfaqësimin e tyre dinjitoz karshi situatës.

“Ne, përgjithmonë do u jemi mirënjohës kontributit të tyre të pashoq, duke konsideruar si të vlefshëm interesin e tyre jetik, në ndërtimin dhe plotësimin e mirëqenies qytetare. Mbështetja kaq e madhe e këtyre donatorëve, padyshim që është vlerë e vetë shtetit tonë, duke u përballur me gatishmërinë e tyre të parezervë, në çdo llojë situate, me qëllim të ndërtimit të një klime të favorshme, në plotësimin e sofrave të familjeve në nevojë”, ka thënë nënkryetari ismajli i cili ëshët shprehur falënderues ndaj Fitim Bajrami me kompaninë “Delight”, dhe OJQ “Hesene”.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.