/2L ONLINE/- Bashkatdhetarët tanë në raste të panumërta gjithmonë në mënyra të ndryshme i kanë dalë në ndihmë popullit tonë sa herë që kanë pasur nevojë, jo vetëm në raste sociale por edhe ato sportive.
Këto ditë në adresë të Shkollës së futbollit KF Drita ka mbërri një ndihmë me rekuizita sportive, duke ju përmirësuar gjendja futbollistëve të kësaj shkolle.
Gjilanasi i cili jeton dhe vepron në shtetin Helvetik në Zvicër Valon Selimi kësaj shkolle ju ka dal në ndihmë me garnitura të fanellave sportive dhe me topa të futbollit duke i nderuar këta njomakët për rezultate edhe më të mira në fushën e blertë të futbollit.
“Unë këtë ndihmë që u solla këtyre vogëlushëve të futbollit të cilët i konsideroj ardhmëri të futbollit jo vetëm Gjilanas por edhe atij Kosovar ndihem krenar, jam i lumtur dhe i privilegjuar që sado pak t’ju përmirësojë kushtet futbollistike, shpresoj se në të ardhmen ndihmat e mija do të jenë edhe më të mëdha jo vetëm kësaj shkolle të futbollit por në përgjithësi sportit gjilanas,” bënë të ditur Valon Selimi për 2L ONLINE.
Shumë i lumtur për ktë shprehet edhe Shefket Sërmaxhaj, trajneri i kësaj shkolle të futbollit, në të cilin mes, ka shumë talent të futbollit, të cilët premtojnë ardhmëri të futbollit gjilanas.
”Për shkollën tonë kjo ndihmë është shumë e nevojshme, vetë futbollistët po ndihen të privilegjuar, kjo na bënë që puna jonë të jetë më e suksesshme dhe profesionale, na bënë krenar që një bashkatdhetar nga Zvicra të mos e harroj vendin dhe rinin e qytetit të tij, ne nga zemra e falënderojmë për këtë gjest human që ka bërë për shkollën tone”, tha Sermaxhaj.
Një entuziazëm falënderues e shprehën të gjithë futbollistët e kësaj shkolle të futbollit, që me këtë ndihmë të ofruar nga bashkatdhetari Valon Selimi po ju bëhen kushtet edhe më të mira që ta shprehin talentin e tyre futbollistik. /2L ONLINE/