/2L ONLINE/ – Thirrjes së familjarëve të Edonës përveç që iu bashkuan shumë njerëz e institucione të ndryshme,iu bashkuan nxënësit, dhe mësimdhënësit e ish shkollës së sajë “Abaz Ajeti” në Gjilan, ku nuk mungoi vullneti i mirë që t’u ndihmohet për ta përballuar këtë situatë të vështirë.
Edona Dërmaku 23 vjeçare nga Gjilani, ish nxënëse e shkollës në fjalë, në muajin korrik të këtij viti është diagnostifikuar me sëmundjen Leukemi Akute. Pas diagnostifikimit të sëmundjes në QKUK dhe mungesës së mjekimit për këtë sëmundje në Kosovë, ajo u transferua në një klinike Kiel ne Gjermani, për trajtim të mëtutjeshëm.
Edona tani është nën përkujdesjen e mjekëve gjermanë. Për 3 javë ajo ka qëndruar në gjendje kome, por ka filluar të tregojë shenja përmirësimi. Parashikimet e mjekëve të kësaj klinike të specializuar janë shumë pozitive për shërimin e Edonës, pasi sëmundja është diagnostiifikuar në fazën fillestare, por kostoja e madhe e trajtimit është e papërballueshme për familjen. Babai i saj deri tani ka paguar rreth 200 mije euro, mirëpo kostoja që duhet për vazhdimin e trajtimit të Edonës është e papërballueshme për të.
Klinika Universitare në Kiel ka caktuar shumën shtesë prej 317 mijë euro për trajtimin e mëtutjeshëm, prej të cilave 30 mijë sipas ligjit mbulohen nga ministria e shëndetësisë e Kosovës.
Thirrjes së familjarëve të Edonës iu bashkuan nxënësit, dhe mësimdhënësit e ish shkollës së saj “Abaz Ajeti” në Gjilan, ku nuk mungoi vullneti i mirë që t’u ndihmohet për ta përballuar këtë situatë të vështirë.
Këshilli i nxënëseve nën udhëheqjen e Erza Klaiqit, ndërmorën aksion që të mbledhin para në forma të ndryshme. Së pari nxënësit në mënyre të organizuar në bashkëpunim me familjarët e tyre kishin përgatitur ëmbëlsira të ndryshme të cilat i ekspozuan në qendër të qytetit dhe nga shitja e tyre arritën të sigurojnë 619.25 euro.
Mandej nga vet nxënësit të cilit ishin vetorganizuar nëpërmjet organizatës së tyre, nga familjarët dhe qytetarët arritën të sigurojnë 357.90 euro.
Aksionit për mbledhjen e mjeteve për shërimin e Edona Dërmakut iu bashkuan edhe mësimdhënësit punëtorët dhe organet udhëheqëse të shkollës, ku me këtë rast tubuan 160.00 euro.
Nxënësit, mësimdhënësit, shpresojnë se kjo ndihmë modeste dhe mjeteve të tubuar nga të gjitha viset tona do të kontribuojë në sigurimin e mjeteve për trajtimin mjekësor të Edonës, dhe se shumë shpejt ajo do t’i kthehet familjes, shoqeve dhe shokëve. /2L ONLINE/