DYLON

Ndihmohen me pako ushqimore dhe miell 300 familje të komunës së Gjilanit

Ndihmohen me pako ushqimore dhe miell 300 familje të komunës së Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Këshilli i Bashkësisë Islame dhe Sh.H. Bereqeti, dega në Gjilan, sot në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, kanë shpërndarë 300 pako ushqimore dhe 300 thasë miell për 300 familje të komunës së Gjilanit.

Kjo ndihmë erdhi falë bashkëpunimit të B.I.K-së dhe Drejtorisë së Bereqetit në Prishtinë me shtetin e Arabisë Saudite.

EkoHigjiena

Përfitues nga këto ndihma ishin familjet me jetimë, familjet me asistencë sociale, shoqata e veteranëve, familjet e dëshmorëve, shoqata e të verbërve.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan dhe SH.H Bereqeti – dega në Gjilan i falënderon donatorët nga Arabia Saudite dhe drejtorin e Qendrës së Bereqetit në Prishtinë z. Behxhet Ajvazin.

Donatorët janë falënderuar edhe nga kryetari i K.B.I së në Gjilan Naim ef Aliu dhe Koordinatori Iljaz ef Mustafa.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.