DYLON

Ndihmohen me pako ushqimore 100 familje nga Zhegra

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Organizata humanitare ndërkombëtare Islamic Relief me seli në Kosovë në kuadër të shpërndarjes së pakove ushqimore në muajin e Ramazanit nëpër tërë Kosovën, ka bërë shpërndarjen e 100 pakove ushqimore për familjet nevojtare në Zhegër të Gjilanit. Pakot ushqimore kryesisht kanë përfshirë gjërat elementare ushqimore si: vaj, sheqer, krip, qaj, makaron, oriz, etj.

EkoHigjiena

Zyrtarët e kësaj organizate Blerim Gashi dhe Albulena Gashi thanë se që nga viti 1999 e deri më tani në kuadër të shumë projekteve të realizuara në Kosovë për familjet skamnore e nevojtare është edhe projekti i shpërndarjes së pakove ushqimore për familjet nevojtare dhe duke parë numrin e madh të familjeve në nevojë tek ne, ata dhane mundësinë që edhe në të ardhmen të ndihmohet edhe regjioni i Gjilanit.

Shpërndarjen e këtyre pakove Islamic Relief Kosova e ka bërë nëpërmjet Organizatës Jo Qeveritare: Asociacioni për Mirëqenien e të Miturve të Kosovës. Udhëheqësi i kësaj organizatë Sami Hajrullahu tha për Portalin 2L ONLINE se është mjaft i kënaqur dhe falënderues për ndihmën e dhënë nga Islamic Relief Kosova dhe shpreson se edhe në të ardhmen kjo organizatë do të ofroj ndihmë për familjet në nevojë ne regjionin e Anamoravës i cili regjion ka mbetur i lënë anash në këtë drejtim. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.