(2LONLINE) – Përfaqësues të kryqit të Kuq komunal në Kamenicë bëjnë të ditur se është ndihmuar familja e Arben Huruglica me 4 anëtarë nga Kamenica lagja Malësia të cilit para disa ditëve ju kishte djegur podrumi i shtëpisë ku kishte pasur dëme materiale sipas raportit të zjarrfikësve. I njëjti është i pa punë dhe me gjendje të rëndë ekonomike.
Sipas Rexhep Morinës, sekretar i Kryqit të Kuq, të njëjtën ditë është ndihmuar edhe familja e Baftiar Isa Muratit nga Berivojca familje e cila jeton në kushte shumë të vështira ekonomike ka 10 anëtarë të gjithë të pa punë 2 pleq të sëmurë dhe 2 anëtarë me aftësi të kufizuara, jetojnë në shtëpi të huaj cilën ju a ka dhen të tjerët. /2lonline/