Ndihmat, një pikë shprese në ëndrrat e humbura të skamnorëve

(2L ONLINE) – Familjeve në varfëri të skajshme të Zhegrës dhe vendbanimeve përreth, por dhe gjithandej Kosovës, po u dalin në ndihmë organizata të ndryshme humanitare, iniciativa qytetare, sindikale etj.

Disa prej tyre u aktivizuan edhe më shumë gjatë muajit të shenjt të Ramazanit që të mbledhin dhe shpërndajnë sa ma shumë që është e mundur ndihma, familjeve në kushte të vështira, që ua kthyen sado pak një pik shpresë në ëndrrat e humbura që u largohen për çdo ditë shumë e më shumë.

Mustafë Jashari një humanist nga Zhegra thotë për 2L ONLINE se është shqetësuese që numri i këtyre të gjorëve sa vjen e shtohet, dhe si duket, shpresat e vetme u mbeten tek shoqatat humanitare që kohë pas kohe u shpërndajnë ndihmat që i mërin nga donacionet e ndryshme ose i mbledhin me organizimin e tyre që t’ua zbusin sado pak përpjekjet e tyre të përditshme për një kafshatë goje.

Kjo, sipas Jasharit është pa dyshim një ndihmë e madhe edhe pse nuk është e rregullt në intervale kohore siç shembull. ndihmat sociale që janë të rregullta e mujore edhe se nuk mjaftojnë as për një familje 2 anëtarësh e mos të flasim për ato familje skamnore që i kanë edhe nga 2, 3, 4 e më shumë fëmijë në gjirin e tyre familjar.

Ai thotë se Muaji i shenjtë i Ramazanit u solli shumë gëzime këtyre familjeve të gjora, dhe ndoshta do të ishte mirë që çdo muaj brenda vitit për këta të gjorë të konsiderohet në vetëdijet tonë si muaj i shenjtë duke mos ti largojmë nga vëmendja dhe kujdesi jonë e ti ndihmojmë që sa më lehtë ti përballojnë kushtet e vështira të cilat ua ka imponua jeta dhe koha në të cilën gjendemi.

Sipas tij, banorët e Zhegrës me rrethin dhe diasporë, do të ishte ilustrimi më i mirë i një organizimi të përfilltë për ndihma familjeve në varfëri të skajshme.


Mustafë JASHARI

“Këta, familjeve në kushte shumë të vështira, të identifikuara nga vet popullata, për çdo muaj ua bëjnë shpërndarjen, jo një pako dhuratë, pos për festa siç ishte kjo e Fitër Bajramit që u shpërndan veshmbathje, pije freskuese dhe ëmbëlsira (Torte dhe Bakllava), por 28 artikujt të ndryshëm ushqimorë e higjenik të nevojshëm për një familje. Numri i anëtarëve të familjeve nuk është i njëjtë, tani edhe kuantitetin ndryshon sipas numrit të anëtarëve duke llogaritur që çdo njëra nga familjet që mërin ndihma t’ia dalin muajit më lehtë edhe pse vetëm kjo nuk mjafton, ndonëse në mesin e tyre asnjë familje nuk është pa probleme shëndetësore edhe atë të mëdha, siç janë: paraliza, zemra, mushkëritë, handikap e ët tjerë”, thotë Jashari.

Ai bëri të ditur se grumbullimin e fondeve ua janë besua dy Organizatave jo-qeveritare, Iniciativës Qytetare të Zhegrës dhe SHHeB “Zhegra” nga Gjeneva, që vullnetarisht dhe me përkushtim të veçantë kujdesen që të sigurohen fonde që çdo të I-rin e muajit sigurohet shpërndarje dhe kuantiteti i artikujve ushqimor për familjet në varfëri të skajshme. Përkrahja e bizneseve të vogla, e qytetarëve dhe e diasporës, tani edhe shumë qytetarë nga vendet tjera (jashtë territorit të Zhegrës me rrethinë), iu janë bashkëngjitur Iniciativës dhe rregullisht (çdo muaj) kontribuojnë në fondin për ndihma familjeve skamnore.

“Që nga fillimi i vitit çdo të I-rin e muajit e bëjnë shpërndarjen, dhe edhe tani më 1 Gusht 2014, kanë bë shpërndarjen e VIII-të të radhës për tetë familje të Zhegrës dhe disa fshatra për rreth me gjithsej 45 anëtar prej të cilëve 26 fëmijë. Siç thashë edhe më lart, nevojat e tyre janë më të shumta se sa ndihmat tona, por të mundohemi ti shpëtojmë sa më shumë që mundemi fëmijët, t’ua lehtësojmë kujdesin për të sëmurët, tu ndihmojmë ta kthejnë shpresën e një jete më të përballueshme”, ka thënë Mustafë Jashari ky humanist nga Zhegra e Gjilanit. /2L ONLINE/

KOMENTE