DYLON

Ndezje qirinjsh dhe vizita te vendi ku ishte lapidari

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Me rastin e 20 janarit, njëvjetorit të heqjes së lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë, nga autoritet serbe, në vendin ku kishte qëndruar ai Lapidar, me këtë datë të ndezën qirinj dhe të vizitohet nga liderë institucional e partiak nga hapësira e jonë etnike, kështu ka kërkuar Refik Hasani ish kuvendar i Kuvendit Komunal të Gjilanit me prejardhje nga komuna e Bujanocit..

Hasani tha se ndezja e qirinjve duhet të jap dhe të shpërndaj një mesazh të fuqishëm në të gjitha anët.

EkoHigjiena

‘’Kurdo qoftë por ai Lapidar duhet të kthehet sepse e ka vendin aty , dhe se vendi ku ai duhet të qëndroj është tokë shqiptare e mbetur nën administrimin e Serbisë’’ tha Hasani.

Sipas tij,  pos ndezjes së qirinjve, në këtë ditë Presheva duhet të vizitohet edhe nga krerët më të lartë të dy shteteve shqiptare , gazetarë e punëtorë shkencor e hulumtues të instituteve por edhe anëtarë të Akademisë së Shkencave.

Ndryshe xhandarmëria serbe, me urdhër të Qeverisë në Beograd largoi më 20 janar 2013-të Lapidarin e ushtarëve të UÇPMB-së, i cili ndodhej para Kuvendin Komunal në Preshevë. Një gjë e tillë nxiti protesta në këtë vend, por edhe reagimin e autoriteteve si shqiptare edhe ato ndërkombëtare./Edona Jerliu/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.