DYLON

Ndëshkohen marketet për mos përputhje të çmimeve në raft e arkë

Ndëshkohen marketet për mos përputhje të çmimeve në raft e arkë
Avatar photo Redaksia

Inspektorët e Komunës së Gjilanit, po vazhdojnë kontrollin e çmimeve dhe gjobitjen e marketeve, të cilët kanë çmime më të lira në rafte e më të shtrenjta kur paguhen te arka.

Pas ankesave të konsumatorëve, inspektorët kanë dalë në terren për të konfirmuar mashtrimet që po bëhen ndaj konsumatorëve, që ndryshe i shohin çmimet në rafte e obligohen të paguajnë ndryshe te arka.

EkoHigjiena

Drejtoria e Inspeksionit, njofton se tash me ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje, inspektorët kanë shtuar kujdesin që pagesat të jenë sipas çmimeve në raftet e marketeve, me qëllim që mos të zhvatën konsumatorët.

“Apelojmë te qytetarët, që të raportojnë rastet kur hasin në mospërputhje me çmimet që janë në raft dhe ndryshojnë te arka”, thonë nga Drejtoria e Inspeksionit.

Ata tregojnë se inspektorët kanë shqiptuar edhe gjoba në vlerë rreth 400 euro dhe se parregullsitë e tilla nuk do të lejohen.

Inspektorët po vazhdojnë punën pa ndalë dhe çdo ankesë e konsumatorëve do të trajtohet me kujdes. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.