(2L ONLINE) – Fundjava ka qenë sërish e begatshme për dashamirët e futbollit në Gjilan pasi kanë patur mundësinë sërish ë shikojnë futboll tejet të bukur në Ligën Komunale “Agim Ramadani”. Arena në të cilën u zhvilluan ndeshjet Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” ishte mjaft e nxehtë dhe ka patur episode shumë interesante nga të cilat janë argëtuar publiku pafund.
Favoritët kanë regjistruar fitoret e radhës por më vështirë seç pritej. Karadaku është treguar shumë cilësore përballë liderit The Living Room që megjithatë në fund ia dolën ta fitonin ndeshjen me mjaft meritë. Djemtë e Qytetit gjithashtu kanë hasur në vështirësi përballë Dobërçanit, por fundi i ndeshjes iu buzëqeshi bardh e kaltërve.
Ndeshja ndërmjet Vëllezërit Aliu dhe Besit e vërtetoi edhe njëherë epitetin e derbit në javën e katërt të Ligës “Agim Ramadani”. Dueli përfundoi me shifra të barabarta (3:3), vetëm pas një drame të vërtetë pasi futbollistët e Besit kanë realizuar plotë tre gola në fundin e ndeshjes për ta përmbysur disavantazhin prej tre golave.
Bujana dhe Dalia kanë regjistruar fitoret e para këtë edicion duke mposhtur Fsk-në, respektivisht Mobicasan. Eurolloto është rikthyer sërish tek fitoret deri sa ka mposhtur Policinë me mjaft mund. Las Vegas ka vazhduar deri sa ka mposhtur Autoshkollën Arti mjaft ngushtë.
E vetmja sfidë këtë vikend që përfundoi me rezultat të barabartë ishte ajo ndërmjet Katanas dhe Verbicës. Dy skuadrat që hapen xhiron e katërt me ndeshjen e ditës së shtunë kanë heshtur përballë portave respektive për ta ndarë nga një pike.
/Drilon SYLEJMANI/ 2L ONLINE/