Ndeshja Shqipëri-Serbi nuk do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit. Në një deklaratë për mediat, FSHF ka deklaruar se ndeshja e kthimit do të bëhet në stadiumin e “Elbasan Arenas”.
“Stadiumi i Shkodrës nuk bëhet gati në kohë për ndeshjen me Serbinë. Prandaj, ndeshja e kthimit që luhet më datë 8 tetor do të luhet në ‘Elbasan Arena’ “, thueht në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.