DYLON

Ndeshja ndaj Ferizajt tejet e rëndësishme për Gjilanin për synimin e saj, pozita e tretë në tabelë!

Ndeshja ndaj Ferizajt tejet e rëndësishme për Gjilanin për synimin e saj, pozita e tretë në tabelë!
Avatar photo Redaksia

Nëse i referohemi tabelës aktuale të klasifikimit, pretendentëve më të mundshëm për Europë,  me fokus të veçantë, vendin e tretë në tabelë, pastaj ndeshjet që do të luhen deri në fund të kampionatit, qiftet, sidomos të skuadrave si Prishtina, Malisheva e Dukagjini, mund të thuhet se ndeshja e javës së 23-të e Gjilanit ndaj Ferizajt është shumë  e rëndësishme, sepse pikët e plota apo humbja e pikëve, do të mund të ishin determinuese për objektivat që i ka skuadra “kuq e bardh”.

Gjilani aktualisht ka 33 pikë dhe ndodhet në vendin e pestë në tabelë. E në vendin e tretë ndodhet Prishtina me 37 pikë, derisa e katërta është Malisheva me 34 pikë. Por, në javën e 23-të të Superligës  së Kosovës në futboll, ballafaqohen Malisheva – Prishtina.

EkoHigjiena

Thamë për Gjilanin është shumë e rëndësishme një fitore ndaj Ferizajt që do ta qonte në kuotën e 36 pikëve. E dimë që Ferizaj ka treguar se është “arrë e fortë”,  në terren të saj, por se nëse i referohemi  ndeshjes së parë,  e javës së 5-të. ishte pikërisht Gjilani që kishte arritur ta thyente atë “arrë…”, me një fitore minimale (0:1), por të vlefshme. Pastaj  në xhiron e 14-të, në terren të vet kishte barazuar (2:2), pra kemi një epilog pozitiv ndaj Ferizajt.

Në ndërkohë, në ndeshjen tjetër të kësaj jave, po që se fiton Malisheva vendëse ndaj Prishtinës, që të dyja këto skuadra do të kishin nga 37 pikë, pra vetëm 1 pikë më shumë se Gjilani. Ndërsa në rast të humbjes së vendësve, Gjilani do ta kalonte Malishevën dhe vendi i tretë do të ishte vetëm 4 pikë larg.

Dhe në këtë vazhdë, kujtojmë se Gjilani deri në fund të kampionatit ka takim edhe me Prishtinën edhe me Malishevën, ku mundësia e ballafaqimit të drejtpërdrejt mundëson diferencën e pikëve. Mos të harrojmë se Gjilani do të ketë ballafaqim edhe me Dukagjinin që aktualisht ka 1 pikë më pak se Gjilani.

Natyrisht që Gjilani në rrugëtimin e saj deri në fund ka takime të vështira si me Ballkanin dhe Dritën (padyshim dy skuadrat më afër titullit kampion), por se një ekip që pretendon Evropën nuk mund ta arrij atë pa rezultate pozitive edhe ndaj skuadrave të forta.

Gjithsesi ka ndeshje plotë deri në fund të kampionatit dhe duhet parë nga ndeshja në ndeshje si ecin gjërat, por se për skuadrën “kuq e bardh’”, fitorja në këtë xhiro ndaj Ferizajt, nuk ka alternativë tjetër dhe nga ky rezultat mund të kristalizohet edhe më rruga e mëtutjeshme e Gjilanit.

Përndryshe, Gjilani pas eliminimin nga Kupa e Kosovës, pozita në tabelë që do ta dërgonte në garat  evropiane, mbetem objektivi i vetëm i kësaj skuadre, dhe këtë, po besoj, e ka parasysh edhe kryetrajneri i skuadrës gjilanase, Debatik Curri, për ta kuptuar se nuk ka hapësirë për humbje pikësh nëse dëshiron ta drejtojë akoma këtë skuadër.  /2LONLINE/