Skuadra e futbollit SC Gjilani rrugëtimin e saj në garat evropiane do ta vazhdojë më 27 gusht, ku në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” ,do ta pret ballafaqimi i radhës me skuadre Apoel nga Qipro.
Siç dihet, kuq e bardhët e Gjilanit në ndeshjen debutuese në UEFA Evropa Ligë, në ndeshjen preliminare u treguan të suksesshëm, pasi mundën skuadrën nga San Marino, “Tre Penne” me rezultat 3 me 1, që ia mundësoi kalimin në raundin e parë kualifikues në këtë garë të rëndësishme futbollistike.
Ndeshja mes Gjilanit dhe Apoelit, zhvillohet ditën e enjte (27 Gusht), në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe fillon në ora 19:00.
Përndryshe, kur jemi te skuadra kundërshtare me të cilën do të takohet kuq e bardhët, skuadra qipriote nga Nicosia, Apoel FC, ka përvojë në garat evropiane që organizohen nga UEFA, andaj edhe vlerësohet takim i vështirë, por dhe i rëndësishëm për gjilanasit, në rrugëtimin e tyre në UEFA Evropa Ligë./ 2LONLINE.com/