DYLON

Ndeshja e parë e finales në volejboll i takoi Dritës, shënoi fitore 3:2 në sete

Ndeshja e parë e finales në volejboll i takoi Dritës, shënoi fitore 3:2 në sete
Avatar photo Redaksia

Ndeshja e parë e finales në volejboll në Raiffeisen Superligën A për meshkuj, i takoi KV Dritës, e cila shënoi fitore ndaj KV Ferizaj, 2:3 në sete, takim ky që u zhvillua në palestrën Sportive “Bill Clinton” në Ferizaj.

Ishte kjo një përballje dramatike, plotë adrenalinë që zgjati pesë sete, e ku ekipi gjilanas ishte më i mirë se ekipi ferizajas, duke regjistruar fitore në ndeshjen e parë të serisë finale, pra duke marrë epërsinë 1:0, në garën për titull.

EkoHigjiena

Ferizaj 2:3 Drita
Setet: 22:25, 13:25, 25:18, 25:23, 10:15

Kështu, KV Drita bëri një hap të madh drejt titullit kampion. Siç dihet, kampion i Kosovës në volejboll do të shpallet klubi që arrin tri fitore në serinë finale të Play-Off-it.

Përndryshe, drejtuesit e KV Drita thanë se ishte një paraqitje e shkëlqyeshme e djelmoshave bardhë e kaltër të cilët dhanë gjithçka nga vetja duke arritur triumfin në fund.

“Për tu shpallur kampion nevojiten të realizohen tri fitore në total dhe ndeshjen e dytë të serisë finale e luajmë në vikend në Kamenicë”, njofton KV Drita.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.