Ndeshja Kosovë Shqipëri përfundimisht do të zhvillohet më 13 nëntor e jo më 17 nëntor sic ishte paralajmëruar më parë. Marrëveshja është arritur ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë e aprovuar nga FIFA. Ndeshja miqësore do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Prishtinë në orën 14.00. Ndeshja Kosovë-Shqipëri do të ketë karakter festiv pasi që kuqezinjtë kanë siguruar pjesëmarrjen kampionatin evropian 2016 ndërkohë interesimi i futbolldashësve për këtë lojë është jashtëkazokisht i madh. Ndeshja organizohet nga As Art& Event.