Drita triumfoi në ndeshjen derbi të javës së katërt ndaj Feronikelit me rezultat minimal 1:0.
Derisa, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu e vlerësoi si të merituar këtë fitore, kolegu i tij trajneri i KF Feronikelit, Dejan Vukiçeviq beson se skuadra e tij nuk e meritoi humbjen, pasi që futbollistët e tij krijuan më shumë raste në këtë ndeshje.
“Nuk e merituam humbjen në bazë të rasteve që krijuam në këtë ndeshje, e cila për ne ishte si një lojë shahu. Kufizuam kundërshtarin në mundësitë e veta dhe krijuam mundësitë tona, të cilat megjithatë nuk i shfrytëzuam. Një pakujdesi në fundin e pjesës së parë na kushtoi. Nuk dua të flas nëse ishte apo jo pozitë jashtë loje, por mund të them që bëmë disa gabime përpara se të vinte ajo goditje drejt portës”, deklaroi Vukiçeviq
Sipas tij, dueli ndaj gjilanasve ishte sikurse një lojë shahu me shumë taktizime, por në fund vendosi një gabim i vetëm.