DYLON

Nderuam jetën dhe veprën e Halil Malaj, simbol i sakrificës dhe i qëndresës për lirinë e Kosovës

Nderuam jetën dhe veprën e Halil Malaj, simbol i sakrificës dhe i qëndresës për lirinë e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit ka thënë se sot nderuan jetën dhe veprën e bacës Halil Malaj, simbol i sakrificës dhe i qëndresës për lirinë e Kosovës.

I lindur në Hogosht, djalë i prijësit të Luftës së Kikës, Idriz Malaj, baca Halil ia kushtoi gjithë jetën çështjes kombëtare. Ai ishte pjesë e lëvizjes ilegale, krahas emrave të mëdhenj të rezistencës si Kadri Zeka e vëllezërit Gërvalla, duke shpërndarë me guxim fjalën e lirisë dhe duke përballuar çdo sakrificë personale.

EkoHigjiena

“Me jetën dhe veprën e tij ai na la testament besnikërinë ndaj lirisë dhe Kosovës. Anamorava do ta kujtojë përherë si një nga bijtë e saj më të çmuar. Lavdi jetës dhe veprës së Halil Malaj”, ka thënë kryetari Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.