DYLON

Ndërtohen 15 sera për fermerët në Komunën e Gjilanit

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ramiz Ramadani, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë vizituar fermerët të cilët kanë nisur montimin e serave, të cilat janë investim i Drejtorisë së bujqësisë dhe përfitues janë 15 fermerë.

Me këtë rast drejtori Ramadani ka dhënë detajet e këtij projekti duke bërë të ditur se këtu automatikisht krijohen vende të reja pune, por edhe prodhime cilësore që mund t’u shërbehen qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

EkoHigjiena

“Investimi i Komunës së Gjilanit në këtë projekt është mbi 17 mijë euro, me participim të fermerëve prej mbi 5 mijë euro. Brenda këtij muaji do të ndërtohet 15 serra, ndërsa deri më tani 4 sosh prej tyre janë përfunduar. Nga këto serra 9 prej tyre janë nga 150 metra katror ndërsa 6 të tjera janë prej 300 metra katror, e që në secilën prej tyre është nga një vend i punës. Planifikimi për këtë vit ka qenë i kësaj natyre, ndërsa për vitin e ardhshëm shpresojmë se do të kemi një mundësi edhe më të madhe për investime të kësaj natyre për serat e produkteve bimore, ngase interesimi i fermerëve ka qenë shumë i madh”, ka thënë Ramadani.

Sipas tij, investimi i Komunës është vetëm në konstruksionin metalik, ndërsa folinë plastike dhe mbjellja u mbetet fermerëve. Ramadnai ka shtuar se Drejtoria që ai drejton është e përkushtuar që të jetë një mbështetje serra3.JPGedhe më e madhe e fermerëve të Gjilanit.

Ndërsa fermerët Kadri Shabani, Shefqet Daku dhe Misrete Elezi, iu kanë falënderuar Komunës së Gjilanit, duke i vlerësuar projektet dhe investimin e bërë në këtë drejtim.

“Kjo është një mbështetje e madhe që na ofrohet neve si fermer në sektorin e mbjelljes së bimëve të ndryshme. Këto sera janë shumë të mirëseardhura për veve si fermer. Këtë hapësirë ne do ta shfrytëzojmë edhe në periudhën e ftohtë të dimrit, sepse janë mundësit. Planifikojmë që menjëherë të bëjmë mbjelljen e spinaqit, qepëve dhe sallatave të tjera, ndërsa gjatë verës në do të bëjmë mbjelljen e specave, domateve, trangujve etj”, kanë thënë ata, duke u zotuar se gjatë viteve të ardhshme do ta zgjerojnë edhe më shumë hapësirën e serave të ndërtuara, ngase ka leverdi dhe mund të sigurohen të ardhura të mjaftueshme për t’i krijuar të ardhura familjeve tona. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.