DYLON

Ndërtimi i integritetit dhe qeverisja e mirë në sektorin e sigurisë është interes i përbashkët NATO-Kosovë

Ndërtimi i integritetit dhe qeverisja e mirë në sektorin e sigurisë është interes i përbashkët NATO-Kosovë
Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e ekspertëve të NATO-s, Ministrisë së Mbrojtjes të Norvegjisë dhe atyre të KFOR-it u mbajt punëtoria e radhës “Ngritja e Kapaciteteve për Forcimin e Transparencës, Përgjegjshmërisë dhe Integritetit në Sektorin e Sigurisë’.

Punëtoria u mbajt në kuadër të rritjes së bashkëpunimit NATO- Kosovë.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin menaxherë të segmenteve dhe fushave nga institucionet e sigurisë në vend.

EkoHigjiena

Në sesionin e parë të punimeve kësaj punëtorie morën pjesë: ministri i FSK-së Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretari i përgjithshëm z. Shkelzen Sylaj dhe drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s për MFSK/FSK, gjeneral brigade Ralf Hoffmann

”Është shumë inkurajues fakti që po shohim një pjesëmarrje kaq të gjerë dhe aktive dhe një interesim të lartë nga institucionet e Kosovës për temën e kësaj punëtorie. Udhëheqësit e FSK-së janë të vetëdijshëm se integriteti institucional publik është parakusht për një shoqëri funksionale. Rendësi të veçantë i kemi kushtuar ngritjes dhe forcimit të integritet në MFSK, e cila synon anëtarësimin në NATO. Ndërtimi i Integritetit dhe Qeverisja e Mirë në Sektorin e Sigurisë është interes i përbashkët në kornizën e ndërveprimit të avancuar NATO-Kosovë’’ ka thënë ministri i FSK-së, Rrustem Berisha.

Aii falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët që kanë përkrahur Ministrinë e FSK-së në implementimin e planit të integritetit.

Në punimet e konferencës, foli edhe sekretari i përgjithshëm z. Shkëlzen Sylaj i cila në fjalën e tij tha se Integriteti në MFSK dhe FSK tanimë është bërë vlerë dhe standard në institucionin tonë, vlerë kjo e krijuar në përkrahje të partnerëve tanë strategjikë dhe ndihmës së miqve tanë ndërkombëtarë, duke mos harruar asnjëherë angazhimin e palodhshëm të të gjithë personelit, si dhe mbështetjen pa rezervë të ministrit të MFSK – së z. Berisha.

Në fund të fjalës së tij, z. Sylaj edhe njëherë konfirmoi gatishmërinë e MFSK-së dhe FSK-së që të ofrojë për institucionet tjera vendore të gjitha kapacitetet profesionale në implementimin e Planit të Integritetit 2019-2022 si dhe ekspertizën tonë në hartimin e planeve të integritetit, në përkrahje te të gjitha institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës,.

Ndërsa, gjeneral brigade Ralf Hoffmann drejtor i NALT-it, vlerësoi lartë angazhimin e MFSK/FSK-së në avancimin e implementimit të Planit të Integritetit. “Kjo ngjarje po zhvillohet mbi suksesin e konferencës për ndërtimin e integritetit të mbajtur më 18 nëntor 2017 në Prishtinë, organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK). Pjesëmarrja aktive dhe interesimi për këtë temë është inkurajim dhe ne duam të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me institucionet e Kosovës në fushën e Qeverisjes së Mirë dhe Ndërtimit të Integritetit. Kjo temë është e rëndësishme për NATO-n”.

Në Punëtorinë ,”Ngritja e Kapaciteteve për Forcimin e Transparencës, Përgjegjshmërisë dhe Integritetit në Sektorin e Sigurisë’’ kanë marrë pjesë menaxherë nga Ministria për FSK, Ministria e Punëve të Brendshme si dhe ministri dhe agjenci tjera.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.