DYLON

Ndërron jetë oftalmologu, Dr. Visar Huruglica, LDK dërgon telegram ngushëllimi

Ndërron jetë oftalmologu, Dr. Visar Huruglica, LDK dërgon telegram ngushëllimi
Avatar photo Redaksia

Ka ndërruar jetë papritur oftalmologu i njohur nga Gjilanit, Dr. Visar Huruglica.

***

EkoHigjiena

Telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të dr. Visar Huruglica.

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës-, Dega në Gjilan, z. Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Huruglica pas ndarjes nga jeta të mjekut të ri nga Gjilani, dr. Visar Huruglica. 

Jam i tronditur me lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekut të ri nga Gjilani, oftalmologut të njohur dr. Visar Huruglica.

Dr. Visari ka dhënë kontribut të pamatshëm për kohën sa punoi si profesionist i mjekësisë dhe vdekja e papritur është një humbje e madhe për Gjilanin e për Kosovën. 

E dashur familje Huruglica, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe të më të dashurit tuaj e të mjekut tonë. Ngushëllime edhe kolegëve, shokëve e të gjithë atyre që e njohën. Zoti ia lehtësoftë dhimbjen!

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.