Skuadra e Vëllaznimit, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka njoftuar për vdekjen e ish-futbollistit, Flamur Vala.
“Me rastin e vdekjes së Flamur Valës, futbollist dhe trajner shumëvjeçar i të dy klubeve gjakovare – Vëllaznimi e Gjakova, Klubi i Futbollit “Vëllaznimi” me te gjithë anëtarët e vetë, u shprehin ngushllime te sinqerta familjes Vala dhe tërë komunitetit sportiv, përkatësisht atij futbollistik, jo vetëm gjakovar”.
“Flamur Vala, me veprimtarinë e tij si futbollist (portier) dhe si trajner futbolli, me punën dhe sukseset e tij, ka lënë gjurmë të pashlyera në klubet gjakovare, por edhe futbollin kosovar dhe si i tillë do të kujtohet gjithnjë me pietet”, thuhet në njoftimin e Vëllaznimit.