DYLON

Ndërron dorëzat e portierit me atë të boksierit

Avatar photo Redaksia

Stuart Tomlinson është personazhi i një tregimi tjetër interesant që vjen nga Anglia. Portieri 28 vjeçar ka vendosur ta lë futbollin dhe të kyqet në sportin e mundjes brutale në organizatën WWE.

Ish-portieri i Crewe, Port Vale dhe Burton ka vendosur të lë portën dhe dorëzat e portierit për të provuar një sfidë mjaft brutale të sporteve luftarake në ring.

EkoHigjiena

Tomlinson do të shkojë në SHBA, për të marr pjesë në garat e mundjes brutale të njohur në popull edhe si keçer, duke u bërë pjesë e njërës prej organizatave lidere të këtij sporti, transmeton sporti1.

Arsyeja pse ai po largohet nga futbolli është lëndimi. Anglezi ka pasur një lëndim të ligamentit të gjurit, por duket se kjo nuk i shfaq probleme në ring.

“I gëzohem punës së re. Ndërrojë dy shtylla me rrjetë, me katër kënde”, ka shkruar Tomlinson në rrjetet sociale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.