DYLON

Ndërroi jetë profesori Xhemajl Xhemajli

Ndërroi jetë profesori Xhemajl Xhemajli
Redaksia

Me pikëllim të thellë është bërë e ditur ndarja nga jeta e Prof. Mr. Sc. Xhemajl Xhemajlit, intelektual i çmuar, profesor i respektuar dhe personalitet që la gjurmë përmes veprimtarisë së tij kombëtare, politike dhe edukative.

Xhemajl Xhemajli, profesor i historisë, për dekada të tëra ka punuar në arsimimin e mesëm dhe në Fakultetin e Historisë dhe të Edukatës Qytetare.

EkoHigjiena

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë i biri Madhërimi, i cili ka shkruar:

Njoftim mortor.

Lamtumirë baba i dashur!

Bashkëshort i denjë, baba i përkushtuar, gjysh i dashur dhe njeri me vlera të larta njerëzore e profesionale.

Me pikëllim të thellë ndajmë lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Mr. Sc. Xhemajl Xhemajlit, një intelektuali të çmuar, profesori të respektuar dhe njeriu që la gjurmë përmes veprimtarisë së tij kombëtare, politike dhe edukative.

Përtej kontributit të tij, do ta kujtojmë gjithmonë për mirësinë, dashurinë e pakushtëzuar për familjen dhe përkushtimin që të na mbante të bashkuar dhe njëherit besnikërinë ndaj vendit, shokëve, duke na mësuar me shembullin e tij vlerën e familjes dhe të respektit për njëri-tjetrin.

Do të na mungosh shumë, por vlerat dhe kujtimi yt do të jetojnë gjithmonë mes nesh. Shpirti yt i bardhë pushoftë i qetë në paqen e lartësuar!
Besoj që një ditë do të shihemi në botën tjetër!

Vendi i varrimit në fshatin e lindjes Pogragjë me Ikindi, e martë, kurse ngushëllimet mbahen te restaurant Parajsa, nga dita e mërkurë, e enjte dhe e premte.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.