DYLON

Ndërroi jetë profesori i matematikës Artan Bunjaku

Ndërroi jetë profesori i matematikës Artan Bunjaku
Avatar photo Redaksia

Profesori i matematikës në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini”, Artan Bunjaku, ka ndërruar jetë këtë të shtunë.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarë të të ndjerit, kurse familjarë, kolegë dhe të gjithë ata që e kanë njohur Artanin janë ndierë të tronditur.

Kjo është dhembja e dyfishtë që e ka goditur familjen e Artanit, ngase pak ditë më parë atij i kishte vdekur edhe nëna, veterane e arsimit.

EkoHigjiena

Artani ishte djali i gazetarit të njohur gjilanas, Hasan Bunjaku.

Artani ishte shembull i mësimdhënësit të dijshëm dhe të përkushtuar jo vetëm në lëndën e matematikës, po edhe në lëmenjtë tjerë, ishte një intelektual shembullor.

Artani ka shkëlqyer edhe si moderator e redaktor në Radio Megavox dhe Radio-Rinia, ku ka ideuar dhe drejtuar emisione edukative dhe argëtuese pas luftës e këndej.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.