Pas një sëmundje të shkurtër, Prof.Dr Ali Jakupi, sot në moshën 70 vjeçare ka ndërruar jetë. Varrimi i të ndjerit bëhet të martën në ora 12:00 në Varrezat e Prishtinës.
Prof.Dr. Ali Jakupi ishte drejtor i përgjithshëm në Ndërmarrjen “Kosova” dhe “Polet”, të Vushtrrisë, njëherit ishte edhe drejtor i Tregtisë, zëvendësdrejtor i përgjithshëm dhe drejtor i përgjithshëm në Ndërmarrjen “Rilindja”, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Parë të Kosovës, profesor në Universitetin e Tetovës, profesor në Universitetin AAB, si dhe në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.