DYLON

Ndërroi jetë në burgun e Vranjës, Reshat Bajrami

Avatar photo Redaksia

I arrestuari shqiptar nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit lidhur me rastin e policit të aksidentuar në hyrje të fshatit Tërnoc, ka ndërruar jetë në burgun e Vranjës.

Sic ka mësuar Titulli, Reshati i cili ishte në paraburgim prej 30 ditësh, ka ndërruar jetë mbrëmë, kështu ka deklaruar burimi i afërt me familjen  e të ndjerit.

EkoHigjiena

Reshat Bajrami ishte arrestuar nga policia më 23 tetor, dy ditë pas aksidentit me fatalitet ndaj policit Goran Gjorgjeviq.

Ai ishte arrestuar me dyshimin se ishte bashkudhëtar (pasagjer) në makinën e markës “Audi” e cila shkeli për vdekje pjesëtarin e policisë së stacionit policor në Bujanoc.

Rrethanat e vdekjes së Reshatit janë ende të panjohura

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.