/2L ONLINE/ – Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, riformatimit e fundit, të pjesshëm, të kryetarit të komunës Lutfi Hazirit- Lutës, e sheh me dyshime dhe si hile të tij të radhës. Kreu i Vetëvendosjes në Gjilan ismajl Kurteshi ka thënë se shihet me dyshim ndërrimin që e bëri Lutfi Haziri, në veçanti të drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, që është cilësuar si më i suksesshëm nga asociacioni i komunave, e ku ai vendosi në atë pozitë mikun e tij të ngushtë, në kohën kur flitet për mundësin e investimeve që do të mbikëqyren nga kjo drejtori.
Kurteshi tha se po bëhen tani dy miq të ngushtë bashkë dhe aty më nuk ka më transparencë dhe se ku mungon transparenca pastaj aty ka dyshime se çfarë do të bëhen me mjetet e dedikuara për investime.
Ndërsa më gjerësisht për këtë temë, Arianit Sadiku, sekretar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, tha se ndërrimi i sërishëm i drejtorëve të drejtorive komunale e dëshmon pa aftësinë e udhëheqjes komunale për ta udhëhequr komunën dhe dështimin e saj për t’i realizuar premtimet.
Sipas tij, ky nuk është ndërrim i parë i kuadrove gjatë këtij mandati, si ndryshimet e mëhershme edhe ky i fundit nuk do të ndikojë në punën e administratës komunale, sepse ndërrimet nuk po bëhen për organizim më të mirë por po bëhen për të krijuar opinion se pas dështimeve të njëpasnjëshme dyvjeçare do të ndodh mrekullia.
“Ndryshimet po bëhen për rehatin e militantëve partiak që e ndihmuan Lutën t’i fitojnë zgjedhjet. Janë ndërruar drejtorët e cilësuar të suksesshëm nga asociacioni i komunave, si ai i shërbimeve publike dhe drejtori i financave i njohur si ekspert i mirë dhe njeri që nuk korruptohet, por po vazhdohet me të tjerët. Ata po zëvendësohen me të besuarit e Lutës në prag të investimeve në shtratin e Lumit Mirusha. Athua pse!?”, shprehet Sadiku i Vetëvendosjes.
Sipas tij, përveç drejtorëve kohë më parë janë ndërruar edhe udhëheqës të nivelit më të ultë të motivuara politikisht. Disa udhëheqësve të sektorëve u është kërkuar dorëheqja vetëm pse nuk janë në LDK.
“Kjo udhëheqje e përgjumur që po zhvat mjete të shumta të buxhetit të komunës për çështje që nuk shkojnë në dobi të qytetarit me improvizime e deklarata pompoze po mundohet t’i mashtroj qytetarët e ta blej kohën, por qytetarët e Gjilanit e kanë të qartë se Gjilani ka nevojë për ndërrime rrënjësore e jo të këtilla, sipërfaqësore”, ka thënë Arianit Sadiku, sekretar iLëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan. /2L ONLINE/