DYLON

Ndërpritet seanca e gjashtë e Kuvendit Komunal, opozita braktisi mbledhjen

Ndërpritet seanca e gjashtë e Kuvendit Komunal, opozita braktisi mbledhjen
Avatar photo Redaksia

Mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal të Vitisë, është ndërprerë nga kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, pasi këtë seancë e kanë braktisur këshilltarët e opozitës.

Shkak për braktisjen e kësaj seance ishin mospajtimet e pozitës dhe opozitës rreth Kornizës Afatmesme Buxhetore 2020-2021.

Pas hedhjes në votim të propozimit nga opozita që kjo pikë të shtyhet për një seancë tjetër, e ku me vota u vendos që kjo pikë të shqyrtohet në po këtë mbledhje, asambleistët e opozitës lëshuan mbledhjen në shenjë pakënaqësie.

EkoHigjiena

Kuvendi pritet ti vazhdojë punimet, kur kryesuesi Pira të thërras sërish mbledhjen.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.