Është zyrtare. Ndeshja Serbi – Shqipëri, është ndërprerë. Mbetet të shihet se cilat do të jenë vendimet e UEFA-s, rreth kësaj ndeshje.
Skandal në ndeshjen Serbi-Shqipëri! Në minutën e 42 të ndeshjes, tifozët serbë kanë hyrë në fushë duke detyruar arbitrin e takimit të ndërpresë ndeshjen dhe të thërrasë të gjithë lojtarët në dhomat e zhveshjes.
Situata u tensionua jashtë mase kur një flamur shqiptar “fluturoi” mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit. Menjëherë tifozët serbë u irrituan duke hedhur shashka në fushë dhe duke detyruar arbitrin të ndërpresë takimin në pritje të qetësimit të situatës, transmeton Top Channel
Por, kur Mitroviç e kapi flamurin për ta hequr nga fusha, ndërhyri Xhaka dhe Lila dhe aty nisi një sherr masiv në të cilin u përfshinë të gjithë lojtarët në fushë dhe ata të stolit.
Përveç tyre, në fushë arritën të hynin edhe shumë tifozë duke detyruar arbitrin Atkinson të ndërpresë ndeshjen.
UEFA do të marrë një vendim për fatin e këtij takimi në ditët në vazhdim.