DYLON

Ndërprerje e furnizimit me ujë për konsumatorët që furnizohen nga FPU Velekincë

Ndërprerje e furnizimit me ujë për konsumatorët që furnizohen nga FPU Velekincë
Avatar photo Redaksia

Njoftim nga Hidromorava: Ndërprerje e furnizimit me ujë për konsumatorët që furnizohen nga FPU Velekincë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” ka njoftuar se sot (20 qershor) do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë për të gjithë konsumatorët që furnizohen nga Fabrika për Përpunimin e Ujit (FPU) në Velekincë.

EkoHigjiena

Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja do të zgjasë nga ora 10:00 deri në orën 17:00 dhe vjen si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike nga KEDS në objektin e FPU-së.

“Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga KEDS në FPU Velekincë, do të ndërpritet procesi i trajtimit dhe furnizimit me ujë gjatë intervalit kohor 10:00–17:00”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidromorava”.

Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që të sigurojnë paraprakisht sasinë e nevojshme të ujit për nevojat e tyre gjatë kohës së ndërprerjes.

“Hidromorava” falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.