DYLON

Nderohet me Mirënjohje Shaqir Palushi, për kontributin e tij të çmuar në fushën e humanizmit dhe solidaritetit shoqëror

Nderohet me Mirënjohje Shaqir Palushi, për kontributin e tij të çmuar në fushën e humanizmit dhe solidaritetit shoqëror
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nderuar me Mirënjohje pronarin e kompanisë Golden Eagle, Shaqir Palushi, për kontributin e tij të çmuar në fushën e humanizmit dhe solidaritetit shoqëror.

Ky vlerësim vjen si shenjë falënderimi për angazhimin e vazhdueshëm të Palushit në mbështetje të qytetarëve në nevojë, duke dëshmuar ndjeshmëri dhe përgjegjësi të lartë sociale.

EkoHigjiena

Në veçanti, ai ka ndihmuar veteranin e tri luftërave, Xheme Rexhepi nga fshati Zhiti, duke i mundësuar trajtim mjekësor përmes mbështetjes financiare. Përveç kësaj, Palushi ka kontribuar edhe me sigurimin e një krevati elektrik ortopedik, i cili është i domosdoshëm për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe rehabilitimit të veteranit.

Ky akt human jo vetëm që ka lehtësuar gjendjen shëndetësore të Rexhepit, por njëkohësisht ka shërbyer si shembull frymëzues për solidaritet dhe kujdes ndaj atyre që kanë sakrifikuar për vendin. Iniciativa të tilla forcojnë ndjenjën e bashkësisë dhe tregojnë se humanizmi mbetet një vlerë thelbësore në shoqërinë tonë. /2LONLINE/