DYLON

Nderohet me mirënjohje Erdi Tahiri, nënkampion në Garat Shtetërore të Fizikës – 2026

Nderohet me mirënjohje Erdi Tahiri, nënkampion në Garat Shtetërore të Fizikës – 2026
Avatar photo Redaksia

Nxënësi I paraleles XI-7 në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, Gjilan, Erdi Mustafa është renditur I dyti në Garat Shtetërore të Fizikës për vitin 2026, andaj ai është pritur nga drejtori I shkollës, Bekim Mustafa, bashkë me zëvendësdrejtorin Agim Asllani dhe profesorin e fizikës, Arben Duraku.

Drejtori Bekim Mustafa e ka përgëzuar nxënësin Erdi Mustafa për suksesin e arritur dhe I ka dëshiruar suksese edhe në garat vijuese.

EkoHigjiena

Siç ka theksuar drejtori Mustafa, nxënësit e mirë gjithmonë do të jenë në përkrahje të shkollës dhe ka shtuar se nga Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” gjithmonë ka patur nxënës që kanë shkëlqyer në garat e fizikës, por edhe në lëndë të tjera.

Edhe Agim Asllani, zëvendësdrejtor e ka përgëzuar Erdin për suksesin e arritur, derisa profesori Arben Duraku atë e ka cilësuar si njërin ndër nxënësit më të mirë të fizikës, andaj  ka shprehur besimin se Erdi do të arrijë suksese edhe garat e mëtejme.

Vetë Erdi Tahiri është shprehur se po punon vazhdimisht që të dalë sa më mirë në gara, edhe pse siç ka thënë ai është I vetëdijshëm se gara do të jetë shumë e fortë.

Drejtoria e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” e ka nderuar Erdi Miftarin me mirënjohje për suksesin e arritur. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.