Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti nderon me mirënjohje nxënësin Dion Aliu që zuri vendin e parë në Olimpiadën e Matematikës.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti të premten ka pritur në zyrën e tij nxënësin vitias Dion Aliu, i cili ka zënë vendin e parë në Olimpiadën e Matematikës së Kosovës.
Sipas këtij nxënësi kjo olimpiadë e matematikës është organizuar nga Shoqata e Matematikës së Kosovës dhe Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore Prishtinë, ku kanë marrë pjesë nxënës nga të gjitha shkollat e Kosovës.
Me këtë rast, Haliti i tha të riut vitias se ai ndihet krenar me sukseset e qytetarëve të kësaj komune, në veçanti të nxënësve të cilët po tregojnë rezultate të larta në mësim nxënie. Gjithashtu në shenjë respekti për sukseset e arritur kryetari Haliti i ndau Dion Aliut një mirënjohje dhe e përgëzoi për suksesin e arritur.