(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti nderohet me titullin “Misionar Paqeje “ si dhe Këshilltar Nderi i Misionit Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet
Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet është institucion i akredituar në Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ceremonia e ndarjes e këtij titulli do të organizohet në ditët në vijim dhe atë në objektin e Administratës Komunale. Dhënien e certifikatës së nderit do ta bëjë z. Madhu Krishan-President nderi i Akademisë Botërore për Paqe dhe Prosperitet me seli në Nju Jork.
Ndarja e këtij titulli cilësohet si një nder i madh që ju bëhet kryetarit Haliti si dhe Komunës së Vitisë e cila vije si rezultat i angazhimeve të kryetarit si në të kaluarën poashtu edhe rezultateve të tanishme të tij. /2lonline/