Policia e Kosovës ka organizuar sot një ceremoni përkujtimore me rastin e 4-vjetorit te rënies së Heroit të Kosovës Enver Zymeri. Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Skënder Hyseni dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora me lule te lapidari i Heroit në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshëm të Policisë në Prishtinë.
Më pas ministri Hyseni dhe drejtori Maxhuni kanë vazhduar drejt vendlindjes së Heroit Zymeri në fshatin Dubovc të Vushtrrisë, ku fillimisht do të bëhen homazhe te varri i tij dhe pastaj do të vizitohet edhe familja e Heroit, transmeton “RTK”.
Heroi Enver Zymeri, polic i Njësisë Speciale, kishte rënë më 25 korrik 2011 në veri gjatë aksionit për shtrirjen e sovranitetit edhe në atë pjesë.