DYLON

Nderohet Ergin Sherifi

Nderohet Ergin Sherifi
Avatar photo Redaksia

Në ndeshjen e tretë finale të “Play-off”-it ndërmjet Golden dhe Trepçës është pensionuar zyrtarisht vëzhguesi, Ergin Sherifi.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu e ka nderuar me një plaket mirënjohje për kontributin e tij në basketbollin e Kosovës.

EkoHigjiena

Sherifi ka qenë basketbollist i Dritës nga viti 1975 deri në vitin 1982. Më pas në kohët e vështira ishte edhe gjyqtar nga viti 1986 deri më 1990, ku njihej si një gjyqtar me respekt të jashtëzakonshëm në parket.

Po ashtu ishte edhe trajner i basketbollit, nga viti 1991 deri më 1998, kurse në edicionin 1996-97, e kishte shpallur Dritën kampion të Kosovës.

Ergini pasluftës rikthehet sërish si gjyqtar në basketbollin e Kosovës, nga 1999 deri më 2014, kurse më pas ishte vëzhgues deri më tani.

Kontributi i tij ishte i madh në basketbollin e Kosovës, andaj FBK e ka nderuar me mirënjohje,  bënë të ditur FBK-ja. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.