DYLON

Nderohen me mirënjohje vajzat kampione të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në basketboll

Nderohen me mirënjohje vajzat kampione të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në basketboll
Avatar photo Redaksia

Ekipi i vajzave në basketboll i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Gjilan, është shpallur kampion komunal në basketboll dhe do ta përfaqësojë komunën e Gjilanit në garat rajonale.

Vashat kampione, bashkë me profesorin e kulturës fizike dhe të sportit, Selami Haziri janë pritur në drejtorinë e shkollës nga drejtori Bekim Mustafa, i cili pasi i ka uruar ato për suksesin e arritur, u ka dëshiruar shumë suksese edhe në garat e mëtejme. I pranishëm ishte edhe Agim Asllani, zëvendësdrejtor.

EkoHigjiena

“Me sukseset e juaja po na bëni krenare e ne presim që si çdoherë shkolla e jonë të ketë suksese edhe në garat rajonale dhe në nivel vendi, nga ku shpesh ka sjellë medalje”, ka thënë Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”.

Për suksesin e arritur vashat kampione dhe trajneri i tyre Selami Haziri janë shpërblyer me mirënjohje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.