Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në takim ish kryeministrin e Kosovës, Bajram Kosumin, ish rektori i Universitetit të Gjilanit dhe Prof.Dr Merxhan Avdylin.
Ndërsa në shenjë nderimi dhe falënderimi për kontributin e madh kombëtar dhe arsimor, kryetari Haliti i’u ka ndarë nga një mirënjohje z. Kosumit dhe z. Avdylit.
Përndryshe Prof. Dr. Merxhan Avdyli sot në sallën e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, ka bërë sot edhe promovimin e librave “Brenda librit”, “Asgjë si atëherë” dhe “Autorë të zgjedhur të letërsisë shqipe”. /2LONLINE/